Shefi i protokollit të oborrit mbretëror bën deklaratën e papritur: USB u dorëzua me një zarf të mbyllur, atë e publikoi

Shefi i protokollit të oborrit mbretëror, Beniamin Bakalli, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me publikimin e videos-skandal, ku shihej sherri i Elia Zaharias me Princ Lekën.

Sipas tij, kjo video është publikuar nga prokuroria, pasi nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla.

Bakalli shprehet se kjo video, nuk është në favor as të Elias as të Princ Lekës dhe pala e tretë që e ka publikuar këtë video, nuk e ka menduar se do bëhej kaq virale.

Beniamin Bakalli: “Për mua fajtor është prokuroria për publikimin e videos. Unë isha në Romë kur ndodhi dhe ne shqiptarët nga prokuroria apo SPAK-u e dimë dy javë para që do arrestohet Berisha. Nga e dimë këtë informacion? 100% fajtore është prokuroria. Video është dorëzuar me USB në zarf të mbyllur në polici. Nuk mendoj se e ka bërë policia, brenda 24 orëve e ka dorëzuar në prokurori dhe zarfi është hapur në prokurori dhe çdo gjë doli hapur. Kjo video është nxjerrë nga persona të tretë të cilët nuk e kanë menduar se kjo video do bëhej kaq virale, pra nuk i kanë menduar pasojat”.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes