E rëndë/ Vetëhidhet nga ballkoni i katit të tretë, 54-vjeçarja gjen vdekjen e menjëhershme

Një 54-vjeçare nga Berati ka vendosur t’i jap fund jetës, duke u vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Muzakaj” dhe pas hedhjes, Bukukie Sherifi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte kthyer në banesë disa javë më parë nga një Spital Psikiatrik, me qëllimin që të merrte rregullisht medikamentet.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes