Zjarr në dhomën e gjumit, vdes nëna dhe tre fëmijët e mitur

Tragjedi në Bolonja të Italisë, ku si pasojë e një zjarri në apartament kanë humbur jetën nëna dhe tre fëmijët e saj të mitur.

Gruaja 31, vjeç, dhe 3 fëmijët e saj, dy vajza dhe një djalë nga 3 deri në 6 vjeç, humbën jetën si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin e tyre gjatë natës.

Zjarri, dyshohet se është shkaktuar nga një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit.

Fëmija më i madh, ishte vajza 6-vjeçare, dhe dy binjakët, motër e vëlla nga 6 vjeç.

Nëna dhe 3 fëmijët ishin duke fjetur në të njëjtën dhomë, ndërkohë që babai nuk jetonte me ta, pasi ishte ndarë nga gruaja, shkruan TGCom.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes