Shikoni si duket sot “Marigoja” sot, sa shume qe ka ndryshuar aktorja

Me suksese të panumërta dhe një karrierë të gjatë e plot role që kanë shenjuar kujtesën e të gjithë shqiptarëve, Elvira Diamanti është tërhequr nga skena. Aktorja e famshme do të mbahet mend sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përallë nga e kaluara”.

Elvira sot është 59 vjeç, por siç e shihni në foto ajo duket mjaft e kuruar dhe në formë. Elvira gjithashtu nuk ka kursyer për publikun as momentet më të vështira që ka kaluar në jetë edhe pse nuk i përkasin profesionit.

“Gjëja që më ka prekur më shumë është kur një doktoreshë më tha për motrën time që ka kαηcer dhe është i pashërueshëm. Mbase ma tha pak αshpër dhe prerë. Ky është një moment aq i dhίmbshëm dhe i fuqishëm, saqë unë ende sot kur shikoj në ëndërr motrën time Diana them: Sa mirë është, sa e lumtur është, por nuk e di që është e sέmurë. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë”, shprehet Elvira.

“Marigoja” është nënë e një vajze, Edra. Nëna e Edrës ka treguar gjithashtu vështirësitë që ka hasur kur ka sjellë në jetë të bijën. “Kur i kam dhënë për herë të parë vajzës sime gji. Vajza lindi nën peshë dhe në atë kohë rregullat ishin të rrepta, nuk mund ta ushqeje. Ta merrnin fëmijën e vendosnin në inkubator, që të rritej në kushtet speciale.

Unë qαjα vazhdimisht sepse vajzat ishin binjake dhe nuk arritën dot që të jetonίn të dyja. Mbeti vetëm Edra, vajza që kam sot. Drini duke parë që unë isha vazhdimisht e shqetësuar, qaja dhe dihet që shqetësimi ta heq qumështin, më çoi në maternitet dhe fshehurazi, duke thyer të gjitha rregullat, e mori Edrën nga inkubatori dhe unë i dhashë gji. Ai ka qenë një moment i magjishëm për mua dhe thashë se nuk mund të ketë gjë më të bukur se kaq. Lumturia ishte shumë e plotë”, rrëfehet aktorja.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes