Temperaturat e ditës së djeshme janë më të lartat e regjistruara në të paktën njëzet vitet e fundit në shumicën e qarqeve të Greqisë për muajin mars. Në Gazi termometri ka kaluar rekordin e 31 marsit 2009 që ishte 25 gradë, duke arritur në 25.3 gradë. Në Kretë temperatura në shumë zona kaloi 30, por edhe 32 gradë.
Siç theksoi teksa foli për protothema.gr , drejtori i kërkimeve në Observatorin e Athinës, Kostas Lagouvardos, këto janë temperatura që arrijnë apo edhe tejkalojnë rekordet e muajit mars. Madje, duke qenë se tre ditët e fundit të muajit pritet të kenë temperatura mbi normalen për sezonin, temperatura mesatare e muajit do të rritet edhe më shumë.
“Nga korriku e në vazhdim regjistrohen muaj më të nxehtë se mesatarja normale”, me përjashtim të zonave në Greqinë Veriore ku termometri sot nuk i ka kaluar vlerat mesatare normale për sezonin, në pjesën tjetër të zonave, nxehtësia ishte jonormale. Si sot ashtu edhe nesër kushtet favorizojnë pluhurin nga Afrika, ndaj atmosfera do të mbetet përvëluese, ndërsa pas një rënie të lehtë të temperaturës gjatë fundjavës, të dhënat e deritanishme tregojnë se në fillim të javës së ardhshme do të kemi një tjetër ndërhyrje të ngrohtë me rritje të re në temperaturë.
Sa i përket temperaturave më të larta, sipas meteo, termomentri arriti pikën më të lartë në Alikianos Chania e cila tregoi 32.6 gradë, ndërsa në qendër të Chania 32.5 gradë.