Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Lajda Porja zbardh detaje nga fenomeni i rrallë që ‘pushtoi’ vendin

Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve.

Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se pse ndodhi ky fenomen, çfarë pasojash ka sa kohë do të zgjasë, kur do të pastrohet ajri në vend.

“Edhe herë të tjera ne jemi njohur me masat e nxehta (ajrore) afrikane, që zakonisht i shohim në periudhën e verës dhe në periudhën e vjeshtës, gusht-shtator, megjithatë ka raste që vijnë edhe në pranverë.

Në rastin konkret, përveç qarkullimit të masave afrikane, ka qenë një ciklon mjaft i fuqishëm në Gadishullin Iberik, pra në Spanjë, i cili ka sjellë stuhi të forta ere deri në pjesën veriore të Afrikës duke marrë me vete masivitet të rërës së Saharasë. Kjo ka bërë që dita e djeshme të dukej sikur ishte e vrenjtur. Nuk ishte një vranësirë e mirëfilltë; ishin thjesht vranësira dhe re të krijuara pikërisht nga pluhuri saharian, që ka përfshirë të gjithë Mesdheun, madje edhe pjesa juglindore, Greqia, Turqia, kishte një qiell në ngjyrë kafe.

Është një ndotje e përkohshme dhe fatmirësisht ne mbrëmë kemi pasur një front të ftohtë atmosferik, i cili erdhi nga veriperëndimi i Evropës duke sjellë reshje dhe rrebeshe dhe ato me rënien e reshjeve, precipitojnë në tokë. Kështu që pastrimi i ajrit kur kemi reshje është i menjëhershëm dhe janë kokrriza shumë të pakta që kanë mbetur ende në atmosferë që do të qarkullojnë duke u larguar. Janë në largim, pritet që ajri sot pasdite dhe e premtja dhe e shtuna të sjellë pastrim total të ajrit. Është një ndotje jo problamtike, e përkohshme, por do të sillte probleme nëse do të zgjaste më shumë në kohë.“- tha Porja.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes