Aktorja Egla Ceno reagon pas përjashtimit nga Big Brother.
Ajo u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos bien pre e provokimeve të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura.
Mes të tjerash ajo tha se e ka shijuar për kaq kohë sa qëndroi brenda në shtëpi, ndërsa u shpreh se me banorët do të shihet jashtë.
“Unë shpëtova për vetën time”, tha Egla duke u larguar.
“Është Ok fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve kaq të…mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin time, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I ri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimeve sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time”, tha Egla Ceno.