Djalë i vetëm! U vra me thikë, 18-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit

Në shtëpinë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, ka pllakosur zia.

Ai humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë.

18-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër.

Aurelio Dervishi, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Ndërkohë, miq e familjarë të tij janë mbledhur në banesë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes