Greva e Sindikatës Doganore, mbyllen të gjitha pikat kufitare me Greqinë, lejohen të kalojnë vetëm..

Të gjitha pikat kufitare me Greqinë, nga sot do të jenë të mbyllura për dy ditë me radhë.

Njoftohet se deri më datë 4 prill, dogana e Kapshticës, e Kakavijës, e Tre Urave dhe Qafë Bota nuk do të funksionojnë. Shkak është bërë një grevë nga ana e Sindikatës Doganore.

Kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejohen hyrje-daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi, por vetëm këmbësorët pa bagazhe.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes