Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë “trondit” këtë vend, raportohet për viktima!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka ndodhur në brigjet lindore të Tajvanit.

Deri më tani raportohet për 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve.

Tërmeti i fortë ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe shembjen e banesave.

Ky është tërmeti më i fortë i Tajvanit në 25 vjet, sipas zyrtarëve të sizmologjisë.

Tërmeti goditi zonën në orën 07:58 dhe epiqendra ishte rreth 18 km në jug të Hualien.

Ndërkohë, më shumë se 87.000 familje ishin pa energji elektrike, sipas furnizuesit të energjisë elektrike të Tajvanit.

Shërbimet e trenave në të gjithë ishullin, ku jetojnë rreth 23 milionë njerëz, u pezulluan, ashtu si edhe metroja.

Një ndërtesë pesë-katëshe në Hualien u dëmtua rëndë. Kati i parë u shemb, duke lënë pjesën tjetër të mbështetur në një kënd 45 gradë.

Agjencia e Sizmologjisë e Filipineve u bëri thirrje gjithashtu banorëve në zonat bregdetare të disa provincave që të evakuohen.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes