Aksident në vendin e punës, humb jetën tragjikisht 54-vjeçarja në Tiranë

Ditën e djeshme, një aksident i rëndë u regjistrua në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Fushë Mëzez, ku një 54-vjeçare ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar 56-vjeçarin Refik Sokoli, punononjës i firmës ku u aksidentua 54-vjeçarja.

Policia e Tiranës, informon se gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54-vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

Uniformat blu, kanë arrestuar punëtorin e kësaj firme, Refik Sokoli, 56-vjeç, banues në Tiranë.

Dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes