Rikthehet dimri me reshje te dendura, problem do të jetë.. Ja çfarë pritet në 15 ditëshin e dytë të Prillit

Kapriçot e motit si rezultat i ndryshime klimatike kanë bërë që në Shqipëri të përjetohet brenda një jave vera, pranvera dhe dimri.

Pas temperaturave tipike verore që ditët e fundit arritën deri në 33 gradë, në vend do të rikthehet dimri.

Lajda Porja: Dita e martë do sjellë vranësira të dendura, në pjesën e dytë të ditës ka zhvillim të tyre. Reshjet fillojnë në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin. Kjo do bëjë që të vijnë rrebeshe shiu.

E enjtja do te sjellë një masë më të ftohtë ajri, ku nuk në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

“Nga e enjtja kemi depërtim të një mase më të ftohtë nga Europa veriore duke u futur drejt Ballkanit. Shqipëria do të ketë reshje shiu dhe rikthehen reshjet e dëborës në zonat verilindore”, tha ajo.

Dy javët e fundit t ë prillit do të mbyllen me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Problem do të jetë era deri 70 km/orë.

Për sinoptikanët temperaturat në pjesën e dytë të muajit do të jenë tipike pranverore, ndryshe nga ato që përjetuam në 15 ditëshin e parë të Prillit.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes