Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në Turqi.
Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më parë, në 7:45.
Qendra sizmiologjike turke “AFAD” raporton se epiqendra ndodhet në rrethin Goksun të Kahramanmaras.
Thellësia e tërmetit ishte 11.35 kilometra. Deri më tani nuk ka asnjë raport për të lënduar apo dëme materiale.