Qëllon për vd*kje 35 vjeçaren gjatë lidhjes direkte të punës, burri më pas vr*t veten e djali 9-vjecar mbetet jetim

Një nënë është qëlluar për vdekje me armë në shtëpinë e saj në Kaliforni nga ish-bashkëshorti teksa ishte në një lidhje direkte të punës, në tragjedinë e radhës të dhunës shtëpiake që ka përfshirë shoqërinë perëndimore, megjithë tentativat e kota për të ndalimin e saj që pretendohen nga media dhe komunitetet.

35 vjecarja Ashley Bird, u gjet nga policia me një plagë arme zjarri në kokë në shtëpinë e saj në La Presa, Kaliforni, SHBA.

Bashkëshorti me të cilin ishte ndarë, 39 vjecari Christopher Bird, i dyshuari ai autor i ngjarjes, u gjet i vdekur jashtë shtëpisë në automjetin e tij.

Ngjarja lë tragjikisht jetim djalin e tyre 9-vjeçar dhe dy familjet e viktimave të shokuara.

Motra e Ashley, Allison, tha se e motra ishte në një lidhje direkte pune me një koleg në kohën e ngjarjes.

Duke folur me rrjetin lokal NBC San Diego, Saefong kujtonte të motrën si nje njeri të dashur e të kujdesur.

“Ajo ishte një shpirt i mrekullueshëm, jepte gjithçka për të birin. Motra ime punonte nga shtëpia, ishte në një takim pune në rrjet. Unë po flisja me të dhe më tha se dikush po hynte me forcë dhe u largua nga kompjuteri”.

Kur Ashley nuk u kthye më, kolegu i saj kontaktoi familjarët dhe më pas policinë.

Saefong vijonte më tej: “Nëna më telefonoi më pas duke më thënë ‘Ajo nuk është më, ajo nuk është më’, dhe unë i përgjigjesha cili nuk është?”

“Nuk më jepte detaje, por thoshte ‘Ashley. Ashley nuk është më, unë e di. Ne e dinim që ai [Christopher] ishte i paqëndrueshëm, por nuk besonim se do të arrinte deri këtu.’

Sipas Saefong, çifti ishin mes divorcit të tyre por e motra nuk fliste për abuzim fizik.

“Ne e kishim pyetur nëse e dhunonte por ajo tha jo, nuk kishte të bënte kjo”.

Policia ne vendngjarje

Rrjeti vendas ‘San Diego Union-Tribune’ shkruante se djali i çiftit ishte në shkollë në momentin e ngjarjes.

Para incidentit i ati e kishte dërguar me makinë të një familjar tjetër.

Policia gjeti më pas Bird të vdekur në makinën e tij në një parking të plazhin Calafia Beach.

Në një postim familjarët e gruas së ndjerë shkruanin: “Familja e Ashley Margaret Bird ka ngritur këtë faqe për donacion të funeralit dhe për të birin e saj. Ashley u nda nga ne para kohe dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes”.

“Falendrojmë Zotin për jetën që jetoi e gëzimin që na dha për kohën e shkurtër që ishte këtu në tokë. Ajo lë pas djalin 9-vjeçar nënën e saj Patti, babain John, vëllanë Eric e motrën Allison, si dhe shume miq e familjarë të tjerë. Falenderojmë Krishtin duke ditur se një ditë do ta takojmë në qiell”./DailyMail/

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes