Tragjike! Goditet nga makina në viza të bardha, humb jetën shqiptarja në Itali (EMRI)

Një grua shqiptare është përplasur nga një mjet në teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në Corso Campi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill 2024, dhe pas një dite në spital në gjendje të rëndë, Tale Bushi, e cila ishte banuese prej disa vitesh në Kremones, ndërroi jetë.

Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat italiane, të cilat raportojnë se është vënë para përgjegjësisë autorin, një 64-vjeçar nga Scandolara Ripa d’Oglio, i cili akuzohet për vrasje në rrugë.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në trupin e viktimës, e cila pasi u godit dhe u hodh në asfalt nga Mini Cooper Countryman i drejtuar nga i dyshuari, u transportua në kushte të dëshpëruara, me një lëndim shumë të rëndë në kokë, në spitalin Maggiore, ku me gjithë tentativat e mjekëve ajo ndërroi jetë.

Bushi, e cila ishte e ve , la pas 4 fëmijë , tre prej të cilëve banojnë në Kremones dhe njëri prej tyre jetonte me të, si dhe 5 nipër e mbesa.

Pasi të kenë përfunduar kontrollet teknike, do të jepet autorizimi për varrimin dhe familja do të mund të vazhdojë me largimin e trupit: varrimi do të bëhet në Shqipëri.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes