I kërkonte bashkëshortes të dilte nga shtëpia/ Detaje tronditëse nga tragjedia në Shkodër! Ergys Arrazi kishte lidhje jashtë martesore! 3 vjet më parë u denoncua si bashkëpunëtor në vr*sjen e..

“Ajo ka pasur probleme të theksuara mendore”! Kjo është fraza që iu ka thënë efektivëve të policisë, Ergys Arrazi sapo është përballur me akuzat e rënda të shtyrjes drejt vetëvrasjes së bashkëshortes së tij bashkë me fëmijët.

Ai ka refuzuar se e ka dhunuar gruan, ndërkohë që dëshmitë dhe të dhënat që janë mbledhur në lidhje me gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e tyre dëshmojnë tjetër fakt.

Policia e Shkodrës ka mësuar se Arrazi kohëve të fundit kishte një lidhje tjetër dhe kishte vendosur që bashkëshorten dhe fëmijët t`i nxirrte nga banesa. Por këto janë të dhëna nga dëshmitë e njerëzve të Almës dhe grupi hetimor duhet t’i verifikojë. Policia ka sekuestruar telefona dhe një sërë mjetesh të tjera që do të duhen për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që i prangosur, Ergys Arrazi rezulton një person i njohur për policinë e Shkodrës.

Ai ishte akuzuar para tri vitesh nga nëna e Endri Mustafës që bashkë me të vëllanë, Edisonin, janë bashkëpunëtorë në vrasjen e djalit të saj të vetëm. Madje nëna e Mustafës, tha publikisht dhe madje ia kishte thënë edhe policisë se dy djemtë Arrazi kanë përdorur të miturin Ergys Malja për të nxjerrë në pritë djalin e saj dhe e gjitha ishte bërë për llogari të Astmer Bilalit, tashmë nën një mori akuzash të rënda për llogari të dosjes Metamorfoza!

KONFLIKTET

Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër. Sipas familjarëve të gruas, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët”. I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.

Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente. Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

ALMA TAKOI KUNATËN

Pas zbulimit të ngjarjes shokuese, dje detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër. U bë me dije se Alma Arrazi është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e lumit Buna. Fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem. Policia ka marrë në pyetje familjarë të Almës dhe bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i arrestuar nën akuzën se ushtruar dhunë ndaj tyre dhe i ka çuar drejt vetëvrasjes. Gjithashtu ka qenë kunata ka rrëfyer në polici edhe dhunën sistematike që ushtronte 31-vjeçari ndaj gruas.

“39-vjeçarja ka pirë kafe në shëtitoren në hyrje të Shkodrës dhe pasi secila ka qenë në rrugë të vet, ka shkuar dhe hedhur në ujërat e lumit Buna, nga ura e vjetër e Bunës. Policia disponon edhe pamjet ku dy kunatat kanë pirë kafe me tre fëmijët. Policia ka marrë në pyetje familjarë të të dyja palëve. Ka qenë kunata që ka treguar se Ergys Arrazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes. Siç duket pas denoncimit në polici të 31-vjeçarit se bashkëshortja është larguar nga banesa me tre fëmijët, është gjetur trupi i vajzës së madhe 9- vjeçare, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe kunata e 39-vjeçares ka raportuar se ka pasur dhunë sistematike.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes