Detaje te reja! “Receta zyrtare”, gazetari: Pse e mohon motra e Almës që ajo mjekohej për depresion?(Video)

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur edhe trupat e nënës dhe djalit të saj të mitur në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Trupat e pajetë kanë qëndruar disa orë në morg dhe babai i Almës ka tërhequr trupin e saj për ta varrosur në Durrës sepse nuk dëshiron që ajo të prehet në Shkodër, aty ku mesa duket do të varrosen 3 fëmijët e saj.

Gazetari Teodor Gjerga tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në seancën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj babait të 3 fëmijëve Erdgys Arrazi pranë gjykatës është paraqitur një recetë e lëshuar në 2022 nga mjeku neurolog, Gjon Preçi që vërteton se Alma Arrazi vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe mjekohej nga antidepresantë të fortë.

Ai komentoi deklaratat e motrës së Alma Arrazit e cila në një intervistë për disa media një ditë më parë mohoi që motra e saj të kurohej nga depresioni.

“Nuk di çfarë ka mohuar e motra, por në recetën që kishte vulën e mjekut tregonte se Alma Arrazi mjekohej nga antidepresantë të fortë që nga 2022. Receta është me firmë dhe vulë të mjekut Gjon Preçi, është një fakt zyrtar. Dhe pavarësisht pretendimeve të tjera që nëse do kishin qenë kaq të rëndësishme duhet të ishin denoncuar që më parë edhe nga motra edhe nga babai i viktimës”, tha gazetari Gjerga.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes