“Lypësja e pasur” Donika Jonuzi nga Elbasani, e cila dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj Ilir Osmani, ka treguar variantin e saj të ngjarjes.
Bashkëjetuesi i saj Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se ishte vrasje e qëllimshme. Shoferi i makinës që e përplasi për vdekje është Serxhio Jonuzi 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit.
Kjo e fundit jeton në Pejë, ku edhe kërkon lëmoshë, është etiketuar si “lypësja e pasur” për shkak se në disa foto të saj ku shihet e veshur me rroba të mira, varëse floriri madje ka në zotërim edhe një makinë Mercedes-Benz.
Por varianti tjetër i saj është lypja në rrugët e Pejës. Çfarë thotë Donika Jonuzi për këto dy variante të saj?
Në një intervistë për emisionin “Uniko”, ajo është shprehur se makinën e ka blerë me lekët që i la burri francez, me të cilin u martua për letra.
“Është makina ime, e kam blerë në Durrës. Kam qenë e martuar me francezin”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Kam jetuar afërsisht 2-3 vjet me atë, francezi ka qenë 70 e ca vjeç kur jemi lidhur për herë të parë.”
Pjesë nga intervista:
Donika Jonuzi: Aty që jam me kostumin e kuq kam qenë në dasmë, motra ime martoi djalin.
Ne kemi bërë këtë lloj krahasimi, thamë “lypësja e pasur”. Nga njëra anë me varëset e floririt dhe nga ana tjetër reflektoni një gjendje e cila ishte katastrofë.
Donika Jonuzi: Shumë e drejtë.
Si ka mundësi?
Donika Jonuzi: Më ka çuar Iliri.
Pra, ju nuk keni sot më mundësi familjare?
Donika Jonuzi: Nuk kam, m’i ka ngrënë Iliri, të gjithë pasurinë.
Konkretisht?
Donika Jonuzi: Makinën e kuqe që ke parë në foto, që është Iliri bashkë me Serxhon.
Makina juaj me targa të huaja?
Donika Jonuzi: E vërtetë, është makina ime, e kam blerë në Durrës. Kam qenë e martuar me francezin.
Po francezi jeton sot apo ka ndërruar jetë?
Donika Jonuzi: Jo ka ndërruar jetë.
Ke marrë pasuri ti nga francezi?
Donika Jonuzi: Kam marrë lekët që më ka dhënë, shpërblimi i burrit domethënë.
Francezin e ke njohur për letra? Je martuar me dashuri?
Donika Jonuzi: Jo, punë letrash.
Po pse të ka dhënë shpërblim?
Donika Jonuzi: Po kam jetuar afërsisht 2-3 vjet me atë. Francezi ka qenë 70 e ca vjeç kur jemi lidhur për herë të parë.