Vëllai i Alma Arrazit tregon bisedën e fundit me të motrën: I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën 18 vjeçare ku…

Vëllai i Alma Arrazit, Shkëlzen Bushati, ka qenë në një lidhje direkt në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna, së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në 1 Mars, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq.

Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin, sepse ai i tha dua që të rri me ju.

Ajo u kthye por ai nisi sërish. Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh, nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë.

Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video. Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë martuar me dashuri jo me shkuesi”, tha ai.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes