Një detaj prekës mësohet për 28-vjeçarin Novruz Cenalia, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit.
I riu, sipas burimeve, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.
Norvuz Cenalia ishte jashtë shërbimi në kohën që u qëllua, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.
Dyshohet se shkak për krimin e rëndë ishte bërë një konflikt i çastit për shkak të shkëmbimit të makinave në një rrugë të ngushtë të fshatit.