Vr*u gruan në Greqi, flet shqiptari: Nuk pendohem! Po më hante lekët me dashnorin

Eduart Denaj thotë se nuk pendohet që vrau gruan e tij, ditën e sotme në Athinë, Greqi.

50-vjeçari nga Vlora qëlloi me thikë disa herë gruan e tij 40-vjeçare Enkelejda Denaj, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës pranë një dyqani.

“E vrava dhe nuk pendohem”, ka deklaruar ai në polici. Ai ka thënë se gruaja “po i hante paratë” dhe ka pretenduar se ajo kishte lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve.

“Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë, kishte edhe foto në Facebook”, deklaroi ai.

Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia në një godinë të braktisur ku po fshihej. Aktualisht ai po mbahet në rajonin lokal të policisë dhe më pas do të dërgohet në drejtorin e policisë së Atikës.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes