Vd*s foshnja 5 muajshe, pasi u kafshua nga pitbulli i familjes

Një fëmijë vetëm 5 muajsh humbi jetën pasi u kafshua nga pitbulli i prindërve të tij teksa ishte në krahët e gjyshes.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme,17 maj. Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes fëmija ishte në krahët e gjyshes së tij, e cila po ecte në kopshtin e shtëpisë, për të qetësuar të voglin që po qante. Në një moment qeni sulmoi gruan e moshuar dhe më pas sulmoi fëmijën duke e kafshuar në kokë. Prindërit e të voglit nuk ishin në shtëpi pasi kishin shkuar për të bërë pazar, shkruan La Repubblica.

Gjyshja nuk mund të bënte asgjë për të mbrojtur nipin e saj. Kur prindërit ishin kthyer nga pazari ishte vonë dhe foshnja u dërgua në ambulancën e Alessandrias por plagët ishin të rënda

Foshnja u dërgua në spital por plagët ishin të rënda. Policia italiane ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në provincën e Vercelit, në veri të Italisë ku prindërit kishin vetëm pak kohë që ishin transferuar për të jetuar. Ndërkohë qeni nuk kishte shfaqur ndonjëherë shenja agresioni.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes