Ndarja e Xhensilës dhe Besit, shoku i ngushtë i aktorit “plas” b*mbën: Ke shpëtuar vlla, të pata thënë!

Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Besart Kallaku, është një nga ngjarjet që ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë kohëve të fundit.

Disa ditë më parë, aktori publikoi projektin e tij muzikor më të ri “Mosmirënjohja” me një tekst të shkruajtur nga vetë ai të cilin e konsideroi “tekst shpirti”.

Dhe pse komentet lidhur me ndarjen e ish-çiftit kanë qenë të shumta, kësaj radhe zjarrit i ka fryrë edhe miku i ngushtë i aktorit, biznesmeni Kristian Boci.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it”, ai ka postuar një foto ku duket që po sheh videoklipin e këngë ‘Mosmirënjohja’ të Besit dhe Eli Malaj, këngë e cila duket se i dedikohet totalisht ndarjes së çifitit.


“Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë brother Bes Kallaku”,-shkruan ai.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes