“Ushqimi në pjatë”, Dalin pamje nga dhoma ku u vr* recepsionisti në Dhërmi, gazetari i njohur ‘zbërthen’ detajet: Ja si u fsheh krimi

Dalin pamje nga hoteli ku u vra 31-vjeçari Erlado Nevruzi. Ai mendohet të jetë ekzekutuar nga 43-vjeçari Gerald Shehu, i cili është bashkëpronar në Hotel.

Gazetari Eni Ferhati tha se ngjarja ka ndodhur në një dhomë të hotelit, ndërsa motivi ende mbetet i paqartë.

Sipas gazetarit, Shehu, i cili tashmë është arrestuar mund të ketë pasur ndihmë në zhdukjen e trupit të viktimës.

“Nga momenti kur policia mendon se ka ndodhur krimi, deri në momentin që është ndaluar autori, kanë kaluar 18 orë. Sipas informacioneve që kam unë, policia ka marr njoftim diku te 8 orë pasi është zbardhur ngjarja. Kjo ka qenë kohë e mjaftueshme që autori i krimit, Gerald Shehu të ketë marrë masa për të fshehur krimin. Unë kam dyshime se ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për të fshehur krimin. Krimi ka ndodhur në një dhomë.

Kjo shpjegon edhe faktin se autori dhe viktima kanë pasur një marrëdhënie shoqërore. Duhet të kemi parasysh se nga Dhërmiu ku ndodhet Hoteli, deri në Sarandë ku Gerald Shehu ka braktisur automjetin e tij, janë rreth 70 kilometra. Janë rrugë me humnera e të tjera. dyshimet janë se trupi mund të jetë hedhur në një nga këto zona, ose edhe në det. Enigmën e kësaj ngjarje mund ta zbardhë vetë i arrestuari. Do ishte në interes të tij që të paktën të zbardhte motivet e kësaj ngjarje”,-tha Eni Ferhati.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes