“Më bënte magji, dyshekun e gjeta plot me…”, 63-vjeçari rrëfen tradhtinë e bashkëshortes: E pashë që poshtë shtëpisë..

Një 63-vjeçar nga Vlora ka treguar historinë e jetës së tij, deri në divorcin me bashkëshorten në vitin 2004. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24”, ai thotë se gruaja e tij i ka bërë magji, madje e ka tradhtuar.

Në rrëfimin e tij, ai tha se ka gjetur dyshekun plot me pisllëqe, duke shtuar se gruaja e tij kishte disa lidhje.

Historia e tij ka nisur shumë vite më parë, në periudhën e komunizmit, por divorcin e ka barë në vitin 2004.

“Unë kam bërë ushtrinë në Himarë. Kisha mamanë vetëm, se vëllezërit e motrat ishin martuar. Erdha në Vlorë dhe u lidha me gruan time. U pleksa, u martova.

Por kur u lidha, pashë që poshtë shtëpisë e sillte dikush tjetër. Kam gjetur dyshekun plot pisllëqe. Unë më 1984 jam martuar dhe isha 23 vjeç e ajo ishte 37 vjeçe.

Në Vlorë më hidhnin dhe llafe. Ajo kishte disa lidhje. Pas martesës më tradhtonte sërish dhe më 1986 kam shkuar për t’u ndarë. Gjyqtarja më tha se e ke vendin në internim nëse ndahesh, më bëri presion. Më 1994 gruaja shkoi në Greqi.

Nuk kisha si të shkoj në Greqi se kisha nënën. U martova me gruan se më bëri magji. Nuk jetonim më bashkë, edhe pse ishim të martuar me letra. Edhe ekonominë e kishim veçmas. Më 2004 jam divorcuar”, rrëfeu 63- vjeçari.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes