Tragjike në Angli, i riu shqiptar humb jetën në aksident rrugor

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Angli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 21 maj, por vetëm sot mediat britanike kanë zbardhur identitetin e viktimës, dhe bëhet fjalë për 24-vjeçarin Robert Morina.

I riu udhëtonte i vetëm në mjetin tip ‘Audi A3’, kur i përplas dhe u përmbys në Gravel Hill, midis Henley dhe Rotherfield Grays.

Morina, i cili ishte hidraulik praktikant, humbi jetën pas lëndimeve të rënda në kokë.

Pesë arrestime u bënë nga Policia, pas aksidentit.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes