E dielë përvëluese! Kohë vetëm për plazh, ja sa do shkojnë temperaturat

Kjo e diele do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Temperatura maksimale do të arrijë në 37 gradë celsius në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes