Aktorja e humorit Rita Latia ka treguar disa detaje nga jeta personale dhe karriera e gjatë e saj.
Ndër të tjera ajo ka thënë se është penduar për disa nga skeçet e realizuara në të kaluarën. Rita u shpreh se kishte shumë nga skeçet e saj humoristike që i vinte turp t’i dëgjonte sërish.
“Jo vetëm që më ka ardhur turp, por hapu dhe”, tha Rita.
Aktorja shtoi se e ngushëllonte veten me pagesën, me të cilën paguante shkollën e vajzës së saj, Rozës.
“E di si e ngushëlloj veten? Tak zarfin, dhe paguaja shkollën e Rozës”, u shpreh Rita.
“Nuk shoh asgjë timen, sa budalliqe, nuk i dua”, tregoi aktorja.
Ndër të tjera, Rita pranoi se ka qenë një mama “egoiste”, nuk ka dashur të ketë një fëmijë të dytë pasi donte që Roza të ishte me yll në ballë dhe t’i përkushtohej plotësisht asaj.
Lati ka realizuar shumë skeçe me aktorin Behar Mere, ndër të cilat ka pasur edhe skena intime, siç ka qenë në filmin “Një baba tepër”.