Sipas sinoptikanes Rezarta Xhakollari, i nxehti saharian i cili ka pushtuar edhe vendin tonë ka bere qe te kemi temperatura mjaft te larta, megjithate në ditët në vijim pritet te kemi ndryshime te kushteve atmosferike pasi i nxehti po largohet perkohesisht prandaj parashikohet renie te temperaturave.
Diten e neserme masat ajore te paqendrueshme nga atlantiku do te prekin edhe vendin tone. Ne mengjes priten vranesira dhe reshje shiu ne pjesen veriore te vendit ndersa pjesa tjeter e vendit pritet te kete mot te kthjellet nderkohe pritet dhe renie e temp me 2-3 gradë.
Diten e premte rikthehen reshjet ne te gjithe vendin dhe renie e temperaturave me 5 grade qe do te beje nje mot te fresket ndersa ne fundjave rikthehet moti i kthjellet.
Nga e hena dhe e marta priten serisht temperaturat e larta