Tërmeti 4.8 godet këtë vend, qytetarëve iu dërgua një mesazh alarmi

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi në jugperëndim të Koresë së Jugut më 12 qershor.

Sipas mediave të huaja, tërmeti goditi katër kilometra në jug të qarkut Buan, i cili është rreth 205 km në jug të Seulit, në orën 08:26 me orën lokale, sipas Administratës Meteorologjike të Koresë.

Qytetarëve në mbarë vendin u dërgua një mesazh alarmi, i cili këshillonte banorët e zonave të prekura të jenë të kujdesshëm ndaj rënies së mundshme të objekteve dhe pasgoditjeve.