Tragjedi në brigjet spanjolle, gjenden të vd*kur 5 emigrantë

Pesë emigrantë u gjetën të vdekur dje në një varkë që u largua nga brigjet e ishujve Kanarie, ndërsa të paktën 68 të tjerë u shpëtuan, njoftuan sot shërbimet spanjolle të shpëtimit.

Varka u pikas pasdite teksa lundronte rreth 800 kilometra në jug të Tenerife, një nga ishujt e këtij arkipelagu spanjoll që ndodhet pranë bregut veriperëndimor të kontinentit afrikan, ku numri i ardhjeve të emigrantëve është rritur sërish prej disa kohësh.

Sipas njoftimit nga shërbimet spanjolle të shpëtimit Salvamento Maritimo, u bë e nevojshme për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë të liheshin trupat e dy prej pesë viktimave në anijen e improvizuar që po lundronte i padisiplinuar.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes