Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas raportimeve, një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit.
Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.