E rrallë! Lind në Tiranë foshnja me peshën më të madhe 10 vitet e fundit

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur foshnja me peshën më të madhe 10 vitet e fundit.

Bebi, i seksit mashkull, ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale.

Kjo është pesha më e madhe për një foshnje të lindur në dekadën e fundit dhe për fat të mirë, si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.