Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi mesditën e kësaj të mërkure, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave greke, furgoni që drejtohej nga një shqiptar është përplasur me një tjetër makinë.

Në furgon me shqiptarin ishin edhe dy shtetas britanik. Në rrethana ende të paqarta, shqiptari ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur më një makinë tjetër që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Greku dhe një britanik u gjetën të vdekur, ndërsa shqiptari dhe një britanik u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos dhe po trajtohen në gjendje të rëndë.