‘Sot rrezik i lartë’! Në cilin qark do të ‘thyhet’ termometri nga vapa?

Sot pritet nivel rreziku “i moderuar” nga temperaturat në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet nivel rreziku “i lartë” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Fier (Perëndim), Berat (Jug), Gjirokastër (Perëndim) dhe Vlorë (Jug).

Priten reshje të dobëta lokale në disa prej qarqeve. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 36 °C

në vendet e ulëta: 23 / 37 °C

në vendet malore: 18 / 31 °C

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes