Gruaja e hekurt nga Korça fiton betejën me kan*erin. Ja keshilla që jap për cdo grua

Ne kete jete nuk duhet te dorezohesh edhe pse te bien halle te medha apo semundje te renda.

Keshtu ka ndodhur dhe me Vjollca Vënxha e cila fitoi betejen me semundjen e kancerit.

Ajo ka treguar se:Kur shkova në banjë vura dorën dhe pashë diçka të fortë që më bëri të dyshoj. Duke dëgjuar doktorët që duhet të shkonim të kontrolloheshim, më lindi dyshimi për kancer gjiri. Shkova në mjeku, kisha që në majin tetor që kisha bërë mamografinë.

Kur shkova në ambulancë, doja mamografi të dytë por nuk pranuan. Isha e sigurtë dhe kërkova ta bënin prap. Ju luta dhe ma bëri, më pa dhe tha, diçka e shoh por mos u mërzit. Pasi shkova në Tiranë mora vajzën e motrën, prindërve dhe burrit nuk i tregova. “

Jeta e saj ishte në rrezik dhe operacioni duhej kryer në mënyrë të menjëhershme. Mungesa e parave bëri që Vjollca të stepej, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Je shumë në rrezik për jetën dhe kjo punë nuk pret tha doktori. Duhet të operohesh. Gjëja e parë që e pyeta ishin lekët. Më tha 3 milion. I thashë se nuk kisha, merrja vetëm 150 mijë lekë, vajza pa punë dhe burri pensionst. Lekët nuk kisha ku i gjeja. I thashë se kur të gjej lekët do bëj operacionin.

Më goditi në sup, buzëqeshi, dhe tha se ja hodha gjysmën e sëmundjes me sportivitetin tim. Duhet të operohet patjetër sepse kjo sëmundje është hapur dhe ka lëshuar rrënjë sëmundja e gjirit”.

“Nuk trembem asnjëherë. Jetën askush nuk e di sa e ka. Nuk e kemi të prerë me gërshërë, njeriu vjen dhe ikën. E ngre kokën lart dhe i them Zotit qe Faleminderit qe më jep ditë çdo ditë. Unë them Zoti me shëroi, por e guximi. Sportiviteti që nuk i dhashë frikë vetes, kur unë dëgjoja dikur fjalën kancer trembesha. Njerëzit e paragjykojnë por kur e pata në trupin tim nuk pata frikë fare”

Thirrja e një gruaje e cila jetën e saj e pati në fije të perit është kjo.

“Unë u bëj thirrje gjithë vajzave, nënave, grave që duhet të bëhen doktorë të vetes. Sëmundjen e zbulojmë ne, kanceri i gjirit është sëmundje pa dhimbje, nuk te troket dikush. Mos tremben e sa më shpejt ti kapin sëmundjet, është më mirë.”

Kjo është një pjesë e shkurtër inkurajuese për gratë të cilat ende nuk kanë kryer monografinë, për të treguar kujdes për gjënë më të vyer në tokë, jetën.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes