Tragjike! Ndërron jetë pas përplasjes me motor i riu i njohur në Tiranë(Emri)

Ildi Pajtoni, nipi i biznesmenit të Qendrës Tregtare Pajtoni Center, ka ndërruar jetë tragjikisht.

Burimet e para kanë deklaruar se ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me motor në fsharin Harizaj.

Ildi u përplas me një furgon me targa të Kosovës dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Pajtoni ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm. I riu ishte figurë publike në kryeqytet dhe ngushëllimet për humbjen e tij nga personazhe të showbizit shqiptar kanë qenë të shumta.

Ildi postonte shpesh video me një këlysh luani të cilin e kishte të tij, të bërë viral në rrjetet sociale. Lajmi tronditës ka prekur shumë të njohur të familjes
Pajtoni. JOQ