“ÇMENDET” moti në jug, stuhi e madhe shiu nga Dhërmiu, në Borsh dhe Himarë

Në një kohë kur në disa zona të vendit janë përfshirë nga temperatura të larta, disa zona bregdetare në jug të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Prej më shumë se 30 minutash në jug të vendit kanë nisur reshje të dendura shiu duke bërë që edhe pushuesit të largohen.

E njëjta situatë u paraqit dhe ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një stuhi shiu dhe ere përfshiu disa zona të qytetit.

Ndërkohë që vlen të theksohet se autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes në datat 18-19 korrik pasi temperaturat pritet të kapin vlerën 43 gradë celsius.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes