Një burrë nga Alabama akuzohet për vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij, të cilët ishin nga mosha dy deri në nëntë vjeç.
Brandon Alan Kendrick është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Kelsa Kendrick, dhe katër fëmijëve në Bibb County, Georgia, raporton AP.
Të gjithë viktimat janë qëlluar me pistoletë në kokë, sipas dokumentit që i është bashkangjitur urdhrit të arrestit.
Byroja Shtetërore e Hetimit e Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama po udhëheq hetimin.