“Rikthehet i nxehti afrikan”/ Sinoptikania Lajda Porja paralajmëron qytetarët: Në fundjavë priten temperatura ek*treme

Tre ditë të nxehta na presin. Java sipas shërbimit “Meteoalb” do të mbyllet me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Kështu parashikohet të nisë dhe java e re. Por cilat do të jenë qytetet ku pritet që termometri të shënojë vlerat më të larta

Berat, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, presim 40 -41 gradë …. Kulmon ditën e diel, e hëna rënie 0.5 – 1 gradë, por sërish nxehtë.

Këto ditë problematike parashikohet të jetë era. Ata që do ti drejtohen plazheve duhet të bëjnë kujdes pasi intensiteti i saj do të sjell det të trazuar dhe me dallgë.

“Që sot pasdite e premte, e shtune, e diele kujdes i larte në bregdet trazuar dhe dallgë”.

Freskim i motit pritet të martën. Por me çfarë temperaturash parashikohen 15 ditëshin e dytë të gushtit.

“Pjesa e dytë e gushtit më e freskët se 15 diteshi i parë, dy dite do ngjitet 39 me pas rreth 34 -35 shtohet mundësia për rrebeshe”

Sinoptikanët e konsiderojnë gushtin si një muaj të nxehtë por nuk i ngjason korrikut për temperaturat ekstreme që shënoi.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes