E tmerrshme! Rrëzohet avioni me dhjetëra pasagjerë, dyshohet për 62 vi*tima!

Një aeroplan pasagjerësh me 62 persona është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit.

Pamjet e transmetuara nga TV GloboNews treguan një zonë të madhe në zjarr dhe tym që dukej të dilte nga një trup i dukshëm avioni.

Gjithashtu dhe pamje të tjera në rrjete sociale kanë treguar momentin ku avioni bie me shpejtësi në tokë.

62 personat në bordin e avionit Voepass përfshinin edhe anëtarë të ekuipazhit.