Tragjike/ Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, raportohet për vi*tima(Video)

Një helikopter u rrëzua në përplas në çatinë e një hoteli në Cairns, Australinë veriore, duke shkaktuar një zjarr dhe duke nxitur evakuimin e qindra klientëve. “Piloti dhe pasagjeri i vetëm i helikopterit është gjetur dhe është shpallur i vdekur, testet mjeko-ligjore janë duke u zhvilluar për identifikimin zyrtar të tij”, theksoi policia.

Njëra nga helikat përfundoi në pishinën e hotelit, e dyta në një zonë të hapur përballë hyrjes së tij, njoftuan shërbimet e urgjencës, duke folur për dy të plagosur të cilët janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Qindra klientë u nxorën me shpejtësi nga hoteli pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 01:50 me orën lokale