Tërmeti i fuqishëm “shkund” vendin shumë pranë Shqipërisë

Një tërmet i fortë ka “shkundur” mëngjesin e kësaj të martë Kroacinë. Sipas mediave lokale mësohet se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.6 u ndjenë rreth orës 08:43 të mëngjesit të sotëm.

Raportet fillestare vlerësojnë magnitudën e tij në 4.6 Rihter, ndërsa është ndjerë edhe në Slloveni dhe Hungari fqinje.

Fatmirësisht ajo çfarë është bërë me dije paraprakisht është fakti se si pasojë e tërmetit nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë sa i përket dëmeve materiale thuhet se janë të konsiderueshme.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes