Jo më shumë se 35 gradë/ Kur ikën i nxehti afrikan? Sinoptikani jep lajmin e mirë për dy javët e fundit të Gushit: Temperaturat bien..

Kjo e premte ka shënuar kulmin e valës së të nxehtit afrikan që ka pushtuar vendin tonë.

Hakil Osmani: Parashikohet që në vendin tonë të shënohet vlera 39 apo 40 gradë Celsius. Zonat që do të jenë me temperaturat më të larta janë Elbasani, Berati, por po ashtu edhe Shkodra.

Megjithatë fundjava do të pësojë një kthesë të situatës pasi temperaturat do të bien.

Hakil Osmani: Parashikohet që fundjava të sjellë tërheqje të valës së të nxehtit duke bërë që të kemi dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut në disa zona.

Hakil Osmani: Por më të fokusuara mbeten në gjysmën lindore të territorit shqiptar duke bërë të krijohen dhe mundësira për reshje shiu, herë pas here pritet të jenë dhe në formën e rrebesheve.

Sinoptikanët parashikojnë që dy javët e dyta të gushtit të jenë të favorshme për të gjithë ata që pushojnë me temperatura jo më të larta se 35 gradë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes