Tro*ditëse në vendin me mijëra shqiptarë/ Gjendet trupi i një 25-vjeçari me kokë të prerë

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari është gjetur në një kullotë malore në zonën Vandoies, në Val Pusteria.

I riu nga Tiroli i Jugut u gjet me kokë të prerë pranë makinës së tij të parkuar në një zonë pyjore.

Policia po shqyrton të gjitha hipotezat, ndërsa të gjitha pistat të çojnë drejt një vrasje.

Mësohet se ai kishte plagë të thellë që pothuajse i kishte shkëputur kokën nga qafa.

Rrethanat e vdekjes së viktimës mbeten ende të mbuluara me mister. Trupi i tij i pajetë u gjet rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës (18 gushtit) nga disa turistë që kanë njoftuar policinë.

Trupi i të riut u gjet pranë makinës, një detaj që mund të ndihmojë në rindërtimin e lëvizjeve të fundit të viktimës që dyshohet se ka vdekur rreth orës 05:00-06:00 të mëngjesit të djeshëm.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes