Humnera/ Euroja dhe dollari nuk njohin limite, java nis me rekordin më të madh negativ në tregun valutor

Monedhat e huaja kanë shënuar tashmë rënien më të madhe historike. Madje euro si në shitje dhe në rënie ka shkuar nën 100 lekë.

Më konkretisht, në pikat e këmbimit valutor vlera mesatarja në shitje shkon në 99.3 lekë. ndërsa në blerje me 100 lekë.

Situate pasqyrohet edhe në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë ku ne blerje u shënua vlera e 99.51 e në shitje 100.6

Ekspertët shprehen se deri në fund të muajit gusht nuk pritet të ketë rikuperim të monedhës evropiane.

Fenomeni pritet të ndikojë në stabilizimin e ccmimeve të importit, ndërsa e kundërta ndodh në eksporte duke e vënë tregun në vështirësi.

Nga ana tjetër, edhe dollari amerikan vijon rënien, duke prekur nivelin e 89.9 në rastin kur e blejnë agjencitë e këmbimit dhe në 91 kur e shesin.

Kompanitë shqiptare kanë kërkuar shpesh ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në këtë situatë.

Ndërsa institucioni qendror financiar i vendit ka deklaruar se vendi ynë operon me tregun e lirë, ndaj dhe nuk do të ketë ndikim.

Ndërkaq, një tjetër efekt pozitiv në këtë forcim të monedhës vendase pasqyrohet edhe në rënien e borxhit të shtetit, por edhe në kreditë që individët kanë marrë në banka.