“Çmimet në Jug janë më se normale! Edhe dhi e zgjebosur ju edhe bishtin përpjetë!”

Një e re ka shprehur mendimin e saj në TikTok për çmimet në Jug të cilat thotë se janë “më se normale”.

Vajza e cila thotë se ka eksploruar të gjithë vijën bregdetare të Jugut deklaron se çmimet janë më se normale në këtë pjesë të vendit.

“Kam vizituar të gjithë vijën bregdetare të Jugut dhe çmimet janë më se normale. Tani jam në Drimadhes në një vend ‘top’ dhe mora një korona vetëm 8 mijë lekë. Edhe dhi e zgjebosur ju edhe bishtin përpjetë,” shprehet ajo.

Ndër të tjera thotë se këto keqinformime ndodhin nga ata që e quajnë veten VIP-a dhe vuajnë për një pjatë gjellë.