Ditën e djeshme disa qytete të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi e Elbasani u përfshinë nga stuhi dhe reshje shiu.

Meteorologu Hakil Osmani tha se reshjet e shumta kanë ardhur si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditën e sotme, ndërkohë që shtoi se duhet pasur kujdes nga era e fortë.

Ai tha se reshjet do të zgjasin rreth 40 minuta dhe më pas gradualisht do të përfundojnë.

Osmani tha më tej se nga dita e martë pritet rënie e temperaturave dhe pasditet mbeten të rrezikuara nga reshjet e shiut, sidomos në disa zona, si Shqipëria qëndrore, Gjirokastra, etj.

“Kjo ka ardhur si pasojë e temperaturave mjaft të larta që ka përjetuar vendi ynë ditën e sotme. Kjo ka bërë që të kemi pasur avullime të menjëhershme të sipërfaqeve ujore, duke bërë që të kemi ngjitje të masave ajrore të ngrohta në sipërfaqen e atmosferës. Zonat qëndrore janë ato që po përjetojnë kryesisht rrebeshe shiu.

Duhet patur kujdes pasi edhe parametrat e erës, që mund të shkaktojë dëme të ndryshme. Sinjalet janë që stuhia të jetë edhe për gjysmë ore ose 40 minuta dhe pastaj të përfundojë gradualisht. Nga e marta e në vijim pritet rënie e temperaturave, pasditet mbeten të rrezikuara nga reshjet e shiut”, tha Osmani.