Tërmet në vendin me mijëra shqiptarë/ Lëkundje të forta dhe zhurmë frikësuese

Mbrëmjen e sotme, një tërmet me magnitudë 3.5 ka goditur jugun e Italisë, me epiqendër 10 kilometra nga Napoli dhe thellësi fokale vetëm 2 kilometra. Megjithëse magnituda e tërmetit ishte relativisht e ulët, lëkundjet janë ndier fort për shkak të thellësisë së vogël.

Në disa zona të Napolit dhe rrethinat përreth, si Pianura, Bagnoli dhe Fuorigrotta, qytetarët janë shqetësuar jo vetëm nga lëkundjet, por edhe nga një zhurmë e fortë që kishte ndodhur para tërmetit. Ky zhurmë ka shkaktuar që shumë banorë të dalin në rrugë në panik.

Për fat të mirë, nuk janë raportuar të lënduar ose dëme materiale nga ky tërmet. Para lëkundjeve, është regjistruar një tërmet me magnitudë 1.3 dhe, pas tërmetit kryesor, ka pasur edhe një lëkundje tjetër me magnitudë më të vogël.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes