Një tërmet i fortë godet këtë shtet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Pakistanin sot, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe 38 kilometra në perëndim-veriperëndim të qytetit të Lej, ose 77 kilometra në jug të qytetit të Dera Ismail Khan, sipas EMSC.

Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.